Lisicanku është në duart e rusëve, e pohuar kjo dhe nga vetë pala ukrainase.
Moska tashmë pretendon se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut, edhe pse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se forcat e vendit të tij do ta rimarrin territorin e humbur.
“Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga disa pika në frontin e luftës, ku armiku ka avantazh të madh në fuqinë e zjarrit, dhe kjo vlen edhe për Lisiçasnkun, do të thotë vetëm një gjë: ata do të kthehen falë taktikave tona, falën rritjes së furnizimeve me armë moderne”, tha Zelensky.
Luhansku është një nga dy rajonet që formojnë Donbasin, pjesa lindore e Ukrainës e përfshirë që në 2014-n në një konflikti mes forcave vendase dhe separatistëve të mbështetur.
Pasi dështoi të merrte Kievin, tani kjo zonë është kthyer në epiqendrën e ambicies ushtarake të Vladimir Putinit në vendin fqinj.
Rënia e Lysychanskut e vendos Moskën më pranë arritjes së qëllimit për të marrë nën kontroll të gjithë Donbasin.
“Pas luftimeve të rënda për Lysychansk, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës u detyruan të tërhiqen nga pozicionet dhe linjat e tyre të pushtuara, me qëllimin të shpëtojmë jetët e ushtarëve tanë”, tha në Twitter Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ndërsa njoftimi shoqërohej me një foto ku shkruhej: “Lysychansk: Do të kthehemi”.
Në postim përmendej gjithashtu epërsia ruse në armatime, municione dhe personel në betejën për qytetin strategjik.
Top Channel