Tirana vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Chasmpions League që do të luaj ditën e mërkurë në Luxemburg ndaj vendasve të Dudelange, skuadra kampione e Luksemburgut.
UEFA ka publikuar së fundmi dhe listën e lojtarëve që bardheblutë kanë federuar për takimet e këtij raundi. Trajneri Orges Shehi do të ketë të disponueshëm 22 lojtarë, ku përfshihen dhe katër lojtarët e ardhur gjatë kësaj merkatoje: Ardit Hila, Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Besir Iseni pasi është zgjidhur dhe problemi që kanë patur me ish-sulmuesin finalndez Tim Vairinen i cili i mbante merkaton e bllokuar për disa javë bardhebluve
Ajo që bie në sy është që në këtë listë mungon emri i sulmuesit Michael Ngoo. Shtatlarti anglez nuk është zyrtarizuar si i larguar nga 26 herë kampionët e Shqipërisë, por të paktën për këto dy ndeshje që do të luajë Tirana nuk do të jetë me skuadrën.
Skuadra kampione e Shqipërisë do të zhvillojë mbrëmjen e së ënë seancën e fundit stërvitore në kryeqytet me dyer të mbyllura, ndërko që mëngjesin e së martës do të udhëtojë drejt Luxemburgut.
Ndeshja e kthimit mes Tiranës dhe Dudelange do të zhvillohet pas një javë në kryeqytet në stadiumin “Ari Albania” një ndeshje e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel