Monza e papërmbajtshme/ Merr edhe mesfushorin e Italisë, feston edhe Milani

04/07/2022 13:01

Monza nuk ndalet në merkato. Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani po formojnë një ekip kompetitiv dhe konkurrues, teksa kanë ambicie të mëdha në sezonin e parë të ekipit në Serie A.

15 milionë euro do të përfundojnë në arkat e Atalantës, me gjysmën e shumës që do të kalojë te Milani, që ka ruajtur 50% të kartonit të lojtarit në operacionin e kalimit të Contit në Milanello (2017).

Pessina (14 ndeshje dhe 4 gola me Italinë) do të jetë përforcimi i pestë për Monzan, që më parë ka firmosur me Andrea Ranocchia dhe Andrea Carboni (mbrojtës), Alessio Cragno (portier) dhe Stefano Sensi (mesfushor).

Galliani nuk mjaftohet me kaq, pasi po tenton të bindë edhe Mauro Icardin për t’u rikthyer në Serie A. Vera është e gjatë akoma dhe te Monza prurjet e merkatos nuk kanë mbaruar./ Super Sport

Top Channel