Lojtari i Premier League përfundon pas hekurave, dyshohet si autor i një përdhunimi

04/07/2022 21:10

Nuk kanë fund rastet e futbollistëve që përfundojnë pas hekurave apo janë të dyshuarit kryesorë kur vjen puna të skandalet në lidhje me abuzimet seksuale apo përdhunimet.

Pikërisht, si i dyshuar kryesor i një përdhunimi ka përfunduar një lojtar i Premier League që ende nuk i është publikuar identiteti. Ai është ndaluar nga policia e cila po heton për të nxjerrë në pah të vërtetën.

Përdhunimi ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022 ndërsa bëhet fjalë për një futbollist të moshës 22-vjeçare, teksa është e paqartë nëse lojtari do të ketë mundësinë të grumbullohet me klubin e tij në datën pesë gusht kur do të rinisë edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

Ndërkaq, The Telegraph ka komunikuar edhe me klubin pjesë e të cilit është futbollisti i akuzuar, megjithatë drejtuesit kanë preferuar të qëndrojnë në heshtje në pritje të të gjithë verifikimeve.

Top Channel