Klubet angleze i prishin planet Milanit, Leicester gati t’i rrëmbejë një tjetër objektiv

04/07/2022 09:03

Charles De Katelaere është një tjetër objektiv që mund të dështojë për Milanin.

Sulmuesi i talentuar i Club Brugge ishte shumë pranë kuqezinjve, por së fundi është futur në garë Leicester, që ka rritur ndjeshëm ofertën për 21-vjeçarin.

Sulmuesi shkëlqeu në kampionatin belg, duke shënuar 18 gola dhe asistuar 10 të tjereë sezonin që lamë pas, teks Maldini e vuri menjëherë në krye të listës, por nuk ia doli ta transferojë në kohë.

Sipas SuperSport tani Leicester ka parakaluar të gjithë në garën për De Ketelaere, pasi ofron më shumë si për klubin belg, ashtu edhe për futbollistin, ndaj transferimi mund të kompletohet brenda kësaj jave.

Kujtojmë që javën e kaluar ishte nis tjetër klub anglez, Newcastle, që ia doli të firmosë me holandezin Sven Botman, i cili gjithashtu ishte pranë Milanit më herët.

Top Channel