Spalletti e Pisacane, dy trajnerët humbasin qetësinë pas ndeshjes, çfarë ndodhi mes tyre 11/10 23:00
Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet Manchester United, ose të paktën kështu raporton “The Athletic”.
Kontrata për danezin është duke u përgatitur dhe shumë shpejt pritet që 30-vjeçari të bëjë kalimin në “Old Trafford”.
Pas rikthimit në janar kur u bashkua me Brentford, pasi kishte qëndruar për disa muaj jashtë për shkak të infarktit që pësoi në zemër gjatë Euro 2020, Eriksen ka bërë shumë mirë dhe u rikthye në super formë.
Eriksen ka luajtur më pare me Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020. Ai luajti 226 herë në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën e “Spurs”.
Top Channel