Edhe mbrojtësi i Dortmundit në listë e drejtuesve të Interit, gati oferta për verdhezinjtë

04/07/2022 18:57

Inter është në pritje të sulmit final të PSG-së për të shitur kartonin e Milan Skriniar, teksa për të zëvendësuare sllovakun, nuk është vetëm serbi Milenkovic në listën e kandidatëve.

Sipas mediave gjermane, Marotta e Ausilio kanë kontaktuar së fundi edhe me mbrojtësin zviceran të Borussias së Dortmundit, Manuel Akanji, i cili ka kontratë me verdhezinjtë deri në fund të verës së ardhshme.

Oferta e fundit e Borussias për rinovim, është refuzuar nga Akanji, që duket i bindur për të provuar një tjetër eksperiencë dhe te Interi kanë takuar përfaqësuesit e zviceranit, për të kuptuar se si mund të arrijnë transferimin.

Në ditët e ardhshme pritet që zikaltrit të prezantohen në zyrat e Dortmundit me një ofertë prej 20 milionë eurosh, megjithatë mund të shkojnë deri në 30 milionë bashkë me bonuset, për të arritur të transferojnë futbollistin.

Top Channel