Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, në panelin e të ftuarve mbrëmjen e sotme në “Top Story”, është shprehur se Krijimi I Partisë Demokratike solli James Baker në Shqipëri dhe nuk ndodhi e kundërta.
Ai tha se trashëgimia e dhunës në vendin tonë ishte e tmerrshme dhe nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në Europë, pasi zgjati më shumë dhe vendi ishte shumë i vogël për një presion të tillë.
Bumçi: Për vizitën e James Baker, duhet të mendojmë diçka, çfarë ndodhi gjatë izolimit të madh. Ka ndodhur trashëgimia më e tmerrshme e dhunës. Trashëgimia e dhunës në Shqipëri nuk krahasohet me shumë pak vende në Europë. Nëse do të fusim kohëzgjatjen, se po ta krahasojmë me diktaturat e tjera gjërat erdhën duke u zbutur, izolimi nuk ishte kaq I thellë. Të gjithë këto përmasa në një vend të vogël, me kohëzgjatje gjysëm shekullore, bën që të ishte një komb tmerrësisht I traumatizuar. Përndjekja shkonte me radhë, nëse dikush burgosej të therët ishin të internuar, pra kishte një shoqëri nën këtë dhunë të tmerrshme. Krijimi i PD-së në ’90 ishte shpresa e madhe dhe krijimi i opozitës shqiptare që sjell James Baker në Shqipëri. Nuk ndodh e kundërta, krijohet PD-ja dhe më pas vjen James Baker.
Top Channel