Barcelona “blindon” qendrën e mbrojtjes, zyrtarizon afrimin e danezit

04/07/2022 18:22

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të Franck Kessie-t, Barcelona ka njoftuar nënshkrimin edhe me mbrojtësin danez, Andreas Christensen, i cili shkon në “Camp Nou” si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me Chelsea-n.

26-vjeçari do të jetë i lidhur me klubin “blaugrana” deri në vitin 2026 dhe sikurse Kessie, ka klauzolë largimi 500 milionë euro.

Prezantimi i tij me fanellën e Barçës do të bëhet të enjten. Nënshkrimi formal i kontratës do të bëhet në ambienteve të klubit, në orën 12:00, dhe gjysmë ore më vonë do të ketë një fotosesion në kampin “Tito Vilanova”. Në orën 13:15 të së enjtes është caktuar një konferencë për shtyp.

Top Channel