Respekti për rivalin e madh, kundërshtarët më të fortë…, rrëfehet legjenda e Interit

03/07/2022 20:58

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, mendon se edhe pse roli i tij në klub dhe stili i jetës kanë ndryshuar në mënyrë dramatike nga ditët kur ishte futbollist, ai ka ende një lidhje të fortë me zikaltrit, si kurrë më parë.

Duke folur për InterTV për serialin “Karriera”, ish-kapiteni dhe zëvendëspresidenti aktual shpjegoi se se çfarë kuptimi ka pasur Interi për të ndër vite.

Zanetti kaloi gati dy dekada si lojtar i Interit, duke bërë rreth një mijë paraqitje për klubin dhe duke vepruar si kapiten në shumicën e atyre ndeshjeve.

Argjentinasi sigurisht që la vulën e tij në fushë, por ai vazhdon ta drejtojë klubin në një rol drejtues, pasi kryen detyrën e zëvendëspresidenti që nga viti 2014, pa ndërprerje.

“Jeta është ndryshe tani, por unë e shijoj atë sepse jam ende i lidhur gjithmonë me Interin. Çdo gjë e bëj me pasion, nuk ka interesa personale”.

Zanetti u kthye në ditën e tij të parë si lojtar i Interit, duke e quajtur atë një “kujtim të bukur.

Më takoi një njeri i madh, Giacinto Facchetti, i cili ndërtoi historinë e klubit”, – vazhdoi ai. – “Ishte hera ime e parë në Itali, kjo foto përfaqëson fillimin e karrierës sime tek Interi. Ishte hera e parë që vesha një kostum. Në Argjentinë visheshim me kostum vetëm për festa të mëdha. Kur mësova se Interi me kishte blerë, duhej të blija një kostum që kushtonte shumë.”

Për  ish-kapitenin legjendar, Facchetti, Zanetti tha: “Të flasësh për Giacinton më bën shumë emocionues, që kur e takova kuptova se ai ishte një person i mrekullueshëm. Prania e tij në Appiano frymëzoi respekt tek të gjithë. Më mungon shumë, gjithmonë do të kem një kujtim të bukur për të.”

Zanetti foli edhe për ish-kapitenin e Milanit dhe drejtorin aktual sportiv të “Djallit”, Paolo Maldini:

“E kam admiruar gjithmonë. Ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Një person i vërtetë, shumë i respektueshëm. Ne kemi luajtur shumë derbi dhe ai mbrojti fanellën dhe historinë e klubit të tij ashtu si unë timen, por kam ende një miqësi të madhe me të”.

Lidhur me kundërshtarët e tij më të frikshëm, Zanetti tha: “Kam luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj, Roberto Baggio është ai që më vjen në mendje . Gjithashtu kam një miqësi të mirë me të, u afruam shumë kur erdhi tek Interi. Si kundërshtar nuk ka qenë kurrë e lehtë përballja me të. Më pas mendoj për Zidane, Ryan Giggs, Lionel Messin, me të cilët u përballa në Champions League. Por përtej asaj që mund të bëjnë në fushë, ata janë të gjithë njerëz të mrekullueshëm”.

Top Channel