Legjenda e Liverpoolit: Rinovimi i Salah super lajm, i lumtur që do thyejë rekordin tim

03/07/2022 14:50

Robbie Fowler, legjenda e Liverpool, është shprehur i kënaqur për rinovimin e Mohamed Salah me “të kuqët” dhe ndihet shumë i lumtur që rekordin e tij të golave do ta thyejë Egjiptiani.

Fowler ka shprehur  mendimin e tij si tifoz për rinovimin e sulmuesit dhe se vazhdimi i tij 30 vjeçarit me klubin është vetëm në të mirën e ekipit, pasi shumë tituj të tjerë do të vijnë.

Gjithashtu 47 vjeçari ka theksuar se ai nuk i konsideron legjenda të klubit Luis Suarez dhe Fernando Torres pasi asnjë prej tyre nuk qëndroi aq gjatë sa të përfitoj një status të tillë.

Faranoni zgjodhi të vazhdojë në Angli pavarësisht se shumë klube po studionin situatën e tij me “të kuqtë”. Kontrata e tij e re me Liverpool e bën atë lojtarin më të paguar të ekipit me 350 mijë paund në javë.

Mbreti Egjiptian ka garën e tij personale me Robbie Fowler pasi është drejt rrugës për të thyer rekordin e tij si golashënuesi më i mirë. Salah deri më tani ka shënuar 154 gola në 254 ndeshje zyrtare me Liverpool  dhe arritja e rekordit prej 183 golash nuk përbën aspak problem për sulmuesin./ Super Sport

Top Channel