Cristiano kërkoi largimin, “luftë” tek Manchester United për numrin 7

03/07/2022 22:38

Cristiano Ronaldo ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United, por jo domosdoshmërisht kjo kërkesë e tij do të aprovohet nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Megjithatë edhe ky zhvillim ka nxitur lojtarët e tjerë të Man. United që të vihen në radhë për të kërkuar numrin mitik 7.

I pari që synon të trashëgojë numrin e luzitanit është një sulmues, që ende nuk është bërë “Djall i Kuq”: Antoni i Ajaxit të Amsterdamit.

Anësorin brazilian që dëshiron të ndjekë trajnerin Ten Hag. “Harkëtarët” i ka vënë një çmim prej 70 milionë eurosh sulmuesit që njihet për guximin dhe ambicien e tij.

Nëse transferimi i tij konfirmohet, ai do të duhet të flasë me Jadon Sanchon, një tjetër që synon numrin 7 në rast se portugezi largohet nga “Old Trafford”.

Top Channel