Tirana merr një “asist” nga Brescia për mesfushorin e Kombëtares

02/07/2022 09:05

Emanuele Ndoj është një nga objektivat e Tiranës në merkaton e kësaj vere dhe së fundi bardheblutë kanë marrë një asist nga klubi që zotëron kartonin e futbollistit, Brescia.

Trajneri Pep Clotet nuk e ka përfshire Ndojin në listë, duke bërë të qartë se nuk e ka në planet e tij, por pavarësisht kësaj, vetë futbollisti ka nisur prej ditësh stërvitjen i diferencuar, për të kapur formën e duhur fizike.

Ndoj nuk ishte pjesë e Brescias as në gjysmën e parë të 2022-shit, pasi u huazua te Cosenza, ndërsa sezoni i ri mund ta shohë në Superiore, pikërisht me fanellën e Tiranës.

Burime për SuperSport kanë konfirmuar se bardheblutë e kanë bërë tashmë ofertën e tyre për mesfushorin, teksa vetë ky i fundit duket se ka ende dyshime dhe ka kërkuar kohë para se të vendosë.

Top Channel