Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Cristiano dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë. Shtypi anglez ka zbuluar synimet e sulmuesit portugez për të ndërprerë para kohe kontratën me “Djajve e Kuq”.
Bayerni i Mynihut është raportuar se dëshiron të firmosë me luzitanin, për të mbushur boshllëkun që do të krijohej nga largimi i Lewandowskit te Barça. Klubi bavarez, në fakt, nuk është i vetmi që dëshiron Cristianon, pasi edhe Chelsea ka hyrë në garë për “golat” e 5 herë fituesit të Topit të Artë. Todd Boehly, pronari i ri i bluve, u takua më 25 qershor me Jorge Mendesin, përfaqësuesin e lojtarit, për të folur për situatën e tij dhe mundësinë për të shkuar të luajë në Londër.
Në Angli, “The Times” raporton se portugezi tashmë i ka komunikuar United dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi për sa kohë do të ketë oferta të kënaqshme gjatë verës.
Cristiano ka luajtur 19 sezone radhazi në Champions League që kur u largua nga Sportingu drejt Man. United në vitin 2003. Fituesi i “Euro 2016” e ka të qartë se i kanë mbetur edhe “tre apo katër vite në nivelin më të lartë”.
“Ylli” portugez nuk është i kënaqur me politikën pasive në zyrat e United sa u përket blerjeve. Skuadra angleze nuk ka arritur ende të mbyllë blerjen e Frenkie de Jong dhe Malacias.
Top Channel