Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Rinovimi me Paolo Maldinin dhe Frederic Massaran do të pasohet nga ai i Zlatan Ibrahimovic. Konfirmimi i drejtuesve ka lehtësuar 40-vjeçarin, i cili ka pranuar të zgjasë bashkëpunimin me kampionët e Italisë me një pagë “simbolike”.
Sulmuesi suedez do të përfitojë 100 mijë euro në muaj nga kontrata e re me kuqezinjtë, teksa në akordin mes palëve janë përfshirë bonuse të rëndësishme sa i përket ndeshjeve, golave dhe trofeve.
Për t’u zgjidhur kanë mbetur disa detaje të vogla, teksa java e ardhshme pritet të sjellë firmën e Ibrahimovic. Lideri i Milanit po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt.

Operacioni i kryer më 25 maj do e mbajë jashtë fushave për disa muaj. Objektivi i Ibrës është të jetë gati në vitin 2023, teksa shpreson të luajë në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit (18 janar).
Ndërkohë, Fiorentina po tenton Simon Kjaer. Mbrojtësi danez pësoi një dëmtim të rëndë dhjetorin e kaluar, por ai është rikuperuar plotësisht dhe mezi po pret të nisë përgatitjet për sezonin e ri (4 korrik).
Klubi nga Firence beson shumë te eksperienca e 33-vjeçarit dhe ka kërkuar informacion nga kampionët e Italisë, të cilët kanë rikthyer përgjigje negative, duke mos e menduar në asnjë moment largimin e mbrojtësit.

Disa emra po lidhen me merkaton e Milanit. Një ndër objektivat është Hakim Ziyech, sulmuesi i djathtë i Chelsea. Marokeni ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me klubin italian. Maldini-Massara po bisedojnë me drejtuesit e Chelsea.
29-vjeçari pritet të zbarkojë nën urdhrat e Piolit në huazim me detyrim blerje nga Milani për një shumë që nuk është përcaktuar akoma. Raportet mes dy klubeve janë të shkëlqyera dhe në Milanello kanë besim tek arritja e akordit.
Top Channel