Falsifikoi materialet e procesit zgjedhor më 25 prill, arrestohet edhe një person tjetër
02/07/2022 11:33
Një 37-vjeçar me iniciale O. B., banues në fshatin Karkavec të Prrenjasit është arrestuar për falsifikimin e materialeve zgjedhore më 25 prill 2021.
37-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas akuzave për bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave.
Ai ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.
Top Channel