“Fajin e ka Spanja”, protesta në Madrid pas vdekjes së 23 emigrantëve në Melilla

02/07/2022 15:30

Qindra vetë u mblodhën në sheshin qendror Plaza de Callao në kryeqytetin e Spanjës, Madrid për të protestuar ndaj vdekjes së 23 emigrantëve që humbën jetën kur rreth 2.000 emigrantë në total, shumica nga Afrika subsahariane tentuan të kalonin gardhin rrethues nga Maroku ne Melilla, një prej dy enklavave të vogla spanjolle afrikano-veriore të Spanjës.

Protestuesit fajësonin autoritetet spanjolle për këtë situatë, duke i akuzuar për racizëm.

“Kemi parë sesi janë vrarë pa mëshirë afrikanë të cilët thjesht kërkonin një jetë më të mirë. Duket sikur jetët e njerëzve nuk kanë më asnjë vlerë, sidomos të atyre me ngjyrë. Faji rëndon mbi të dy palët, edhe qeverinë marokene edhe atë spanjolle, sepse ne e shohim shumë qartë hipokrizinë që ekziston në këtë botë. Spanjës i intereson të frenojë emigracionin, Maroku ka interesat e tij në Sahara, dhe kështu vendosin që të luajnë me njerëzit”, thotë Nicole Ndongala, drejtoreshë e General of the Association Karibu.

Më vjen turp nga qeveria ime, realisht. Nuk e di sesi është e mundur të lihen qëniet njerëzore të vdesin vetëm sepse kërkojnë të gjejnë një jetë më dinjitoze, dhe mbi të gjitha, sepse kërkojnë t`i shpëtojnë një mjerimi që ne vetë ia kemi krijuar”, shprehet Silvia Torrijos.

Kjo pra, është puna që po bën Maroku për politikën e jashtme të kufijve. Askush nuk i kontrollon e nuk i kërkon llogari, ndaj këto lloj masakrash vazhdojnë të ndodhin. Dhe po financohen me paratë publike spanjolle dhe me paratë publike nga Bashkimi Europian“, tregon Jason García nga Lëvizja shtetërore Regularización Ya.

Kjo ishte hera e parë që një numër i tillë emigrantësh tentonin kalimin e zonës kufitare që kur Spanja dhe Maroku kanë rikthyer lidhjet diplomatike në muajin mars. Rikthikimi i komunikimit u mundësua pasi Spanja mbështeti planin e Marokut për autonomi në rajonin e kontestuar të Saharës Perëndimore. Melilla dhe enklava tjetër spanjolle Ceuta, janë kthyer në vitet e fundit në pika kyçe për migrantët e zonave sahariane, që tentojnë hyrjen në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA