Video/ Tottenham zyrtarizon Richarlison, braziliani firmos për pesë sezone

01/07/2022 12:08

Richarlison është zyrtarisht lojtar i Tottenham. “Spurs” njoftuan këtë të premte nënshkrimin me 25-vjeçarin brazilian nga Everton deri në sezonin 2027.

Kostoja e transferimit nuk është bërë e ditur, por media të ndryshme theksojnë se mund të jetë rreth 60 milionë euro.

Richarlison ka bërë 173 paraqitje në Premier League për dy skuadrat e tij të mëparshme, Everton dhe Watford, dhe në to ka shënuar 48 gola.

Ndërsa tashmë braziliani pritet të ndërmarr një tjetër hap në karrierën e tij dhe të bashkohet me dyshen e sulmit të “Spurs” Kane-Son.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tottenham Hotspur (@spursofficial)

Top Channel