Talenti gjeorgjian zyrtarisht i Napolit, Liga bën humor me emrin e tij

01/07/2022 22:05

Khvicha Kvaratskhelia është lojtari më i ri i Napolit. Klubi italian pagoi 10 milionë euro te Dinamo Batumi për kartonin e 21-vjeçarit gjeorgjian, i cili luan si sulmuesi i majtë.

8 gola në 17 ndeshje ka shënuar Kvaratskhelia me kombëtaren e tij, ndërkohë që presidenti Aurelio De Laurentiis, i cili po punon për të rinovuar me Koulibaly, u shfaq entuziast për mbërritjen e tij.

Qoftë bluja e qiellit dhe e detit ngjyra e shpirtit dhe e këmbëve tuaja, që duhet të kontribuojnë në një Napoli gjithnjë e më fitues”, shkroi ai në rrjetet sociale./ SuperSport

Top Channel