Sportistë shqiptarë në Oran, dështojnë në disa disiplina si xhodo dhe qitje

01/07/2022 15:50

E premtja rezultoi një ditë e errët për sportin kuqezi në Lojërat mesdhetare Oran 2022 që po zhvillohen në Algjeri.

Në këtë ditë garuan Erson Ramaj në sportin e xhudos në kategorinë deri në 90 kg dhe Kristina Anxhara në disiplinën e qitjes me pushkë 10 m për femra.

Në sportin e xhudos, Erson Ramaj u përball me italianin Gennaro Pirelli në duelin e raundit eliminator të 1/16 me sportistin shqiptar që u  mund me ippon me rezultatin 10-0 duke i dhënë kështu fund aventurës së tij në Lojërat Mesdhetare

Përsa i përket Kristina Anxharës, qitësja shqiptare dështoi në tentativën e saj për t’u kualifikuar në finale në qitje me pushkë 10 m për femra dhe u rendit në vendin e 23 në kualifikueset e kësaj disipline me 605 pikë të grumbulluara. në finalen e kësaj kategorie në disiplinën e qitjes u kualifikuan vetëm sportistet e renditura në 8 vendet e para

Top Channel