Mbylli huazimin në Turqi, ofertë në Angli për portierin e Kosovës

01/07/2022 17:02

Arijanet Muric ka përfunduar nën shënjestrën e Burnley.

Një nga rolet kur drejtuesit kërkojnë të përforcojnë skuadrën është edhe porta, teksa synohet firma me portierin e përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric. 23-vjeçari është në pronësinë e Manchester City, ndërsa sezonin e fundit e kaloi në huazim tek turqit e Adana Demirspor.

Në fakt, prej vitit 2015 kartoni i Muric i përket “The Citizens”, megjithatë trajneri Pep Guardiola i ka besuar portierit shqiptar në vetëm pesë raste dhe ato në Carabao Cup. Në këtë formë, te Burnley ka optimizëm se mund të nënshkruajnë me portierin, i cili në fakt ka në tavolinë edhe ofertën e Adanës për të qëndruar sërish në Superligën turke./ Super Sport

Top Channel