Maradona e kishte fiksim, “El Flaco” rinovon dhe “ndez” tifozët: 100-vjetori i klubit, do zbavitemi

01/07/2022 21:09

Javier Pastore nuk u rrit kurrë në nivelin që tifozët prisnin. Një fenomen te Palermo, më pas aventura plot oshilacione te PSG dhe rikthimi në Serie A te Roma në vitin 2018.

SuperSport shkruan se vjet u transferua tek Elche në La Liga. Ekipi siguroi shpejt qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa 33-vjeçari zhvilloi 15 ndeshje në total mes kampionatit dhe Kupës së Mbretit. Pastore ka rinovuar edhe për një tjetër vit, teksa ka vetëm falënderime dhe shfaqet i karikuar në maksimum për sezonin e ri në njoftimin e rinovimit në rrjetet sociale.

Përshëndetje të gjithë tifozëve. Kam rinovuar edhe një vit me Elchen dhe do të përfshihem me shumë dëshirë në këtë vit, që do të jetë shume i rëndësishëm për klubin, duke qenë 100-vjetori.

Nga ana ime ju them që do shihni një lojtar shumë të ndryshëm nga ai i vjetshmi. Kam dëshirë të madhe për të bërë mirë, fizikisht jam ok. Dua t’iu falënderoj për mbështetjen gjatë sezonit të kaluar.

Më takon mua t’jua kthej dashurinë në fushë. Shpresoj që stadiumi të kthehet në festë si sezonin e kaluar. Forca Elche”, shkruan fantazisti argjentinas, për të cilin Diego Maradona kishte një debulesë të madhe: “E prek topin sikur të kishte luajtur në katër apo pesë Kupa Bote”.

Top Channel