Lojërat Mesdhetare, Franko Burraj dhuron emocion në kampin kuqezi

01/07/2022 20:46

Franko Burraj, solli entuziazëm në kampin kuqezi të shqiptarve në Oran të Algjerisë, ku po zhvillohen Lojërat e 19-tas Mesdhetare.

Në garën e tij të preferuar të 400 metrave për meshkuj, ai u rendit në vendin e dytë në baterinë e tij me kohën 46.26 sekonda, duke siguruar edhe një vend për finalen e kësaj gare, raporton gazetari Endi Tufa, që po ndjek Lojërat Mesdhetare në Algjeri.

Gara finale e 400 metrave për meshkuj, sipas planifikimit të organizatorëve, do të zhvillohet nesër në orën 20:00, ku midis finalistëve do të jetë edhe atleti shqiptar Franko Burraj, i cili me rezultatit e arritur, do të jetë një pretedent i fortë për një vend midis fituesve.

Top Channel