Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti 25/04 21:12
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Kosova ka korrur një tjetër sukses në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, duke e fituar medaljen e dytë të artë përmes xhudistet Laura Fazliu.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti në finale xhudisten spanjolle Cristina Cabana Perez, përcjell KosovaPress.
Lufta zgjati 6:16 minuta, ndërsa Fazliu e fitoi të artën me Wazaari. Ndërkaq, deri te lufta për medalje të artë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në çerekfinale e mposhti kroaten Iva Oberan.
Në gjysmëfinale, Fazliu mundi algjerianen, Amina Belkadi.
Top Channel