Protestë në Porto Romano/ Banorët e zonës kërkojnë largimin e fabrikës së gazit. Pak ditë më parë mori zjarr

29/06/2022 12:39

Pasiguria për jetën dhe shëndetin i ka nxjerrë sërish në protestë banorët e Porto Romanos në Durrës.

Ata kanë protestuar kundër pranisë së fabrikës së gazi të lëngshëm që ndodhet në zonën e tyre të banimit.

Bashkëjetesa me depozitat e gazit të lëngshëm dhe incidenti i fundit në fabrikë, kur ra zjarr i ka alarmuar banorët të cilët kërkojnë marrjen e masave të shpejta për të shmangur një tragjedi të mundshme.

Kjo protestë është mbështetur edhe nga të rinj demokratë të cilët shprehen se shqetësimi qytetar duhet të mirë-organizohet për të kërkuar nga strukturat e qeverisë vendore dhe qendrore ndërhyrje të menjëhershme.

Rreth 10 ditë më parë në fabrikën ku kryhet mbushja e bombolave të gazit për tregtim ra një zjarr që shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi u vu shpejt nën kontroll, po incidenti aktivizoi reagimin e banorëve mbi rrezikun që u kanoset nga veprimtaria e kësaj fabrike në komunitet.

Protestuesit thanë se do e përshkallëzojnë protestën e tyre, në rast se autoritetet shtetërore do të heshtin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA