Kupa e Botës, Katar 2022 është evenimenti më i madh futbollistik në këtë vit kalendarik.

Kur na ndajnë edhe 5 muaj nga fillimi i kampionatit, po ju prezantojmë disa fakte shumë interesante.

Fillimisht, për herë të parë që pas Kupës së Botës, Itali 1934 në këtë edicion do të jetë vetëm një përfaqësuese debutuese, Katari.

24 përfaqësuese janë të njëjtat si në edicionin e fundit Rusi 2018. Krahasuar me Botërorin e fundit, vetëm 8 përfaqësuese janë “të freskëta”. ( Katar, Holanda, Kanada, Ekuador, Uells, USA, Kamerun, Gana)

Për herë të parë në histori ndodh që, të gjitha përfaqësueset të cilat kanë ardhur nga kualifikueset e kontinenteve përkatëse, kanë luajtur më parë në Botëror, pra nuk do të ketë ekipe debutuese, me përjashtim të Katarit, vendi organizator.

Kanadaja dhe Uellsi, dy përfaqësueset që rikthehen pas shumë vitesh. Kanadaja rikthehet në fazën finale pas 36 vitesh, ndërsa Uellsi rikthehet pas 64 vitesh. Këta të fundit kanë vendosur edhe një rekord, pasi asnjë përfaqësuese europiane (jo debutuese) nuk kishte munguar kaq gjatë në një Botëror.

Për herë të parë në histori, Italia ( 4 herë kampione bote) nuk prek fazën finale të një Botërori në dy edicione radhazi.

Brazili është e vetmja përfaqësuese e cila ka marrë pjesë në çdo Botëror (22) dhe mban rekordin absolut me 109 ndeshje, 73 fitore dhe 5 tituj kampion.

Top Channel