I dërguari i BE-së për dialogun nis vizitën tre ditore në Kosovë
27/06/2022 14:38
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka nisur vizitën tre ditore në Prishtinë, ku do të takojë Albin Kurtin dhe krerët e partive opozitare.
Lajçak pritet të vizitojë edhe Veriun e Kosovës dhe Prizrenin. Ndërkohë që mediave do tu drejtohet më 29 qershor, ditën e fundit të vizitës.
Vizita e tij në Prishtinë vjen disa ditë pasi u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në veri të vendit.
Lajçak, me arritjen e marrëveshjes deklaroi se po punohet për të caktuar një takim në nivel të lartë negociatorësh, mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç
Top Channel