Pas fitores së derbit Halili hap “thesin”: Ishte ndeshja më e bukur e sezonit, do t’i jap ekipit 50 milionë lekë premio 26/04 02:50
Divock Origi do të jetë afrimi i parë i klubit të Milanit për këtë merkato.
Është e vështirë që të thuhet nëse Origi do e nisë këtë eksperiencë në rolin e titullarit, por duhet theksuar se ai është një lojtar shumë cilësor dhe mjaft i aftë për të shënuar gola.
Në vitet e fundit te “The Reds” belgu numëron 60 paraqitje dhe 16 gola. Origit nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe sigurisht për këtë arsye Maldini ka vendosur ta afrojë sa më shpejt sulmuesin.

Javët e fundit 27-vjeçari është stërvitur në Belgjikë për të kaluar problemin muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit që u mbyll. Tani ai do të ketë një javë kohë për t’u zhvendosur në Milano dhe më pas do të nisë aventurën më “kuqezinjtë”.
Top Channel