“Rikthejmë Lushnjen në Superiore”/ “Ish-i” i kombëtares plot entuziazëm

26/06/2022 12:35

Klodian Duro është rikthyer në futbollin shqiptar. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, është emëruar trajneri i ri i Lushnjës, duke zëvendësusar Agim Canajn.

Objektivi i madh është rikthimi i lagunarëve në Abissnet Superiore, teksa 44-vjeçari rikthehet pas tri viteve në futbollin shqiptar.

Duro, i cili ka shënuar 6 gola në 77 ndeshje me kombëtaren kuqezi, ka drejtuar më parë Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Feronikelin në Kosovë.

Sezon i ri, sfidë e re, ekip i ri, objektiva të reja. Faleminderit kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe zotit Taulant Balla që më besuan drejtimin e vazhdimit të këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për të rikthyer Lushnjen atje ku i takon, në Superiore.

Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetaret dhe çunat e Lushnjes t’i bashkohen e të mbështesin këtë projekt ambicioz, që fillon nga ekipet zinxhir të fëmijëve të Akademisë e deri tek ekipi A.

Roma nuk u ndërtua për një ditë, por me shume punë dita ditës. Dhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ja dalim ta rikthejmë Lushnjen në Superiore për të mirën e të gjithë fëmijëve, qytetareve dhe tifozëve lushnjarë.

Nga nesër, vetëm punë”, shkruan Klodian Duro në rrjetet sociale, duke u shfaqur entuziast për nisjen e kësaj aventure të re në karrierën si trajner.

Top Channel