Kumbulla drejt bashkimit me ish-trajnerin, Mourinho i fiksuar pas mbrojtësit të Barçës

26/06/2022 20:07

Jose Mourinho ka një fiksim për qendrën e mbrojtjes. Verdhekuqtë fituan Conference League në finalen e Tiranës, teksa sezonin e ardhshëm do të garojnë në Europa League.

Emra të ndryshëm janë përfolur gjatë kësaj kohe, teksa Goal.com shkruan se objektivi i madh i Mourinhos është Clemente Lenglet, qendërmbrojtësi francez i Barcelonës.

Sipas SuperSport 27-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Xavit dhe ka përfunduar në merkato. Drejtuesit e Barcelonës kanë nevojë për miliona dhe po presin ofertën e parë zyrtare të Romës.

Ndërkohë, Torino vazhdon të shfaqë interes për Marash Kumbullën, i cili mund të ritakohet me kroatin Ivan Juric nëse Roma gjen marrëveshjen në lidhje me Lenglet.

Top Channel