Kushton 3.5 milionë €, Haaland magjepset nga vila e ish-lojtarit të United

25/06/2022 16:38

Erling Haaland mezi po pret të nisë aventurën angleze me Manchester City. Sulmuesi norvegjez u transferua nga Dortmund te kampionët e Anglisë për shumën e 60 milionë eurove.

The Sun raporton se sulmuesi viking ka mbetur i magjepsur nga vila në të cilën jetonte Paul Pogba, i cili është rikthyer në Itali te Juventusi.

Super shtëpia kushton 3.5 milionë euro (35 mijë euro qiraja mujore). Ajo ka pesë dhoma gjumi, një pishinë të nxehtë, një palestër, një sauna dhe një fushë futbolli të mbyllur.

Tani i gjithë ky luks mund të bëhet i Haaland, i cili e ka ndarë mendjen për ta blerë dhe për t’i kaluar aty pesë vitet që do jetojë në ishull. Tani pritet vetëm nënshkrimi i dokumenteve zyrtare./ Super Sport

Top Channel