Di Maria “sinjale dashurie” për Juven: Është klubi më i madh në Itali

25/06/2022 19:56

Juventus nuk ka hequr dorë dhe madje është më pranë firmës me Di Marian, se kurrë. Lajmi vjen nga mediat italiane, të cilat citojnë burime pranë klubit bardhezi të konfirmojnë se palët janë shumë pranë një marrëveshjeje.

Së fundi ka pasur edhe një takim të drejtuesve të klubit torinez me menaxherin e futbollistit, teksa palët duket se kanë rënë parimisht dakord mbi detajet e kontratës dhe tashmë topi është në këmbët e Di Marias, që duhet të pranojë firmën mbi të.

Vetë argjentinasi ndodhet në Ibiza me pushime dhe i kontaktuar në lidhje me një transferim të mundshëm në Itali, ka përdorur diplomacinë, duke vlerësuar maksimalisht Juventusin dhe lënë gjithçka të hapur.

“Juventus është klubi më i madh në Itali. Jemi në bisedime dhe po reflektoj mbi një transferim të mundshëm atje. Megjithatë për momentin jam me pushime me familjen”, u shpreh argjentinasi./ Super Sport

Top Channel