Ku do luhet sfida e kthimit ndaj Saburtalo Tbilisi, Partizani jep lajmin e mirë për popullin e kuq

24/06/2022 17:42

Partizani do të sfidojë gjeorgjianët e Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet më 7 korrik në Tbilisi, ndërsa dueli i kthimit pas një javë në Tiranë.

Klubi Partizani me kënaqësi njofton se ndeshja e kthimit Partizani-Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League, do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.

Impianti i kryeqytetit do të jetë stadiumi pritës i të kuqve për takimin ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo në program të enjten, datë 14 korrik ora 20:00”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kryeqytetas.

Top Channel