I “injoroi” ofertën, Juve “i mbyll derën” Di Marias/ Italianët kthehen nga pistat e tjera

24/06/2022 09:26

Juventusit i ka shteruar durimi dhe mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” ka vendosur të largohet nga pista e Angel Di Maria.

Lojtari i Paris Saint-Germain nuk i është përgjigjur ende ofertës kontraktuale të “bardhezinjve”. Juve i ofroi deri në 7 milionë euro, por ai përsëri hezitoi. Është e mundur që interesat e Barcelonës dhe Rosario Central ta rëndojnë situatën duke ditur se Apache Carlitos Tevez e ka thirrur mikun e tij të dashur në Argjentinë.

Fakti që nuk i është përgjigjur ofertës së Juves, ka mundësi që Di Maria të jetë ende në pritje të një propozimi nga Barcelona, ​​e cila pas mbledhjes së fundit të aksionerëve duket e gatshme për të nisur lëvizjet në merkato. Një alternativë që ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje  është ajo e kthimit në shtëpi: Carlos Tevez, në aventurën e tij të parë si trajner në stolin e Rosario Central, i bëri thirrje argjentinasit të bashkohet me të.

Gjendur përballë “injorimit” nga Di Maria, Juve ka vendosur të shikojë mundësitë e tjera dhe emrat që dalin në skenë janë ato  Berardit dhe Zaniolo dhe bisedimet me Sassuolo-n dhe Romën mund të intensifikohen në orët në vijim.

Top Channel