‘Dora e Zotit’ në Botërorin 1986, topi i golit të famshëm të Maradonës shitet në ankand rreth 3 milionë euro 24/08 11:28
Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ekip ku u rikthye verën e kaluar. 24 gola shënoi ylli portugez sezonin e fundit, por “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të siguronin një biletë europiane.
Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Sky Sports UK shkruan se sulmuesi portugez nuk d të largohet nga “Old Trafford”.
CR7 ka vendosur të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit.
Top Channel