Mbipopullimi i pikës turistike të Thethit, nga turistë vendas dhe të huaj ka risjellë një problem të vjetër dhe të pazgjidhur ndër vite në këtë zonë.

Sapo futesh, ne Theth, mbeturinat e shumta janë imazhi që të mirëpret.

Aktualisht, kompania e kontraktuar nga bashkia, pastron vetëm 1 herë në javë mbeturinat por kjo nuk mjafton.

Vetëm gjatë fundjavës, në Theth, ka mbi 1000 vizitorë ne 50 bujtinat që ka zona dhe pastrimi 1 herë në jave nuk mjafton. Çdo ditë, kuajt dhe kafshët e tjera po ushqehen në kazanët e mbeturinave dhe ky imazh negativ është përcjellë edhe tek turistët e huaj.

Madje, njeri prej tyre ka shprehur shqetësimin e tij, edhe me e-mail drejt shoqatës se bujtinave, duke i kërkuar që të pastrohet Thethi.

Ndërkohe vetë banoret, thonë se kanë kërkuar ndihme nga bashkia për pastrimin 1 herë në dy ditë të mbeturinave por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA