Kur “zemrat” në Instagram përfundojnë në dyert e gjykatave/ Në vit procedohen 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Kaloi nga rrjetet sociale në…
Në një natë të mbushur me spektakël, Kanye West performoi në “Eagle Stadium” në Tiranë përpara 60 mijë fansave.
Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndan emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.
Vetë artisti amerikan me famë botërore reagoi pas asaj nate, duke falënderuar Ramën dhe Shqipërinë për ndërtimin e stadiumit dhe për mikpritjen.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe për mikpritjen që më bëtë në vendin tuaj të bukur”, shkruan Kanye.
Thank you Edi Rama and to all of Albania for building a stadium and welcoming me into your beautiful country
— ye (@kanyewest) July 12, 2026
Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha.
Top Channel