Tjetër aksident në Tepelenë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

12/07/2026 19:39

Aksident tjetër në aksin Tepelenë-Memaliaj.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e 3 personave.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, në dalje të qytetit të Tepelenës, kur një automjet Volkswagen është përplasur me një automjet tip Citroen.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e dy automjeteve dhe një pasagjer.

Top Channel