Franca, Didier Deschamps: Spanja ishte superiore, por pyes veten nëse arbitri ishte në lartësinë e duhur
Teksa Lionel Messi po udhëheq edhe një herë Argjentinën në rrugëtimin drejt lavdisë në Kupën e Botës 2026, në rrjetet sociale është rikthyer me forcë një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij. Bëhet fjalë për fjalimin legjendar të mbajtur në dhomat e zhveshjes para finales së Copa América 2021, një video që po grumbullon miliona shikime dhe po kujton lidershipin që frymëzoi Argjentinën drejt trofeut të parë të Messit me kombëtaren.
Një mesazh që nuk kishte të bënte me taktikat apo futbollin, por me sakrificën, unitetin dhe ëndrrën e përbashkët për të shkruar historinë.
Me zërin që i dridhej nga emocioni, kapiteni i Argjentinës falënderoi një nga një shokët e skuadrës për gjithçka kishin përjetuar gjatë 45 ditëve të grumbullimit.
“Sot dua t’ju falënderoj, djem. Dua t’ju falënderoj për këto 45 ditë. Jua thashë edhe në ditën e ditëlindjes sime: është krijuar një grup spektakolar, një grup i mrekullueshëm dhe e kam shijuar pa fund.
45 ditë ku nuk u ankuam për udhëtimet, për ushqimin, për hotelet, për fushat… për asgjë, djem! 45 ditë pa parë familjet tona.
Dibu… Dibu u bë baba dhe ende nuk e ka parë vajzën e tij, nuk e ka marrë dot as në krahë. Edhe Chino po ashtu, e pa vetëm për një çast. Dhe e gjitha kjo pse? Për këtë, për këtë moment! Sepse kishim një objektiv, djem, dhe jemi vetëm një hap larg realizimit të tij!”
Kliko këtu për të parë fjalimin emocionues të Messi-t
Fjalët e Messit prekën thellë shokët e skuadrës, duke rikujtuar sakrificat e jashtëzakonshme që kishin bërë gjatë rrugëtimit drejt finales. Për 45 ditë, lojtarët jetuan të izoluar nga familjet e tyre, pa u ankuar për udhëtimet, hotelet apo kushtet, me një qëllim të vetëm: t’i rikthenin Argjentinës një trofe madhor.
Momenti më prekës i fjalimit ishte kur Messi përmendi portierin Emiliano “Dibu” Martínez, i cili ishte bërë baba gjatë grumbullimit dhe nuk kishte mundur ende të përqafonte vajzën e tij të porsalindur. E njëjta sakrificë ishte bërë edhe nga Lucas “Chino” Martínez Quarta, i cili kishte parë fëmijën e tij vetëm për pak çaste.
Vetëm pak orë më vonë, Argjentina mposhti Brazilin në “Maracanã” dhe fitoi Copa América 2021, trofeun e parë të Lionel Messit me kombëtaren e të rriturve. Për shumë tifozë, ai sukses nuk lindi vetëm nga cilësitë teknike të skuadrës, por edhe nga fryma e jashtëzakonshme e grupit dhe lidershipi i kapitenit, i cili në atë mbrëmje nuk foli si ylli më i madh i futbollit, por si shoku që i bindi të gjithë se sakrificat e tyre do të shpërbleheshin.
Top Channel