Në prag të ndeshjeve të Europës, situata në kampet e Tiranës dhe Partizanit

23/06/2022 19:14

Tirana dhe Partizani vijojnë fazën përgatitore, me kampionët e Shqipërisë të cilët po punojnë në Antalya, ndërsa “të kuqtë” e kryeqytetit vijojnë punë në Slloveni.

Tirana  fillimisht e nisi këtë tur me një humbje 1-2 përballë Auto Tiraspol, e cila u pasua nga suksesi 2-0 ndaj Shkupit, ndërsa në ndeshjen e fundit të besuarit e Shehit barazuan pa gola përballë ndaj Hermannstadt. Sa i përket kalendarit të miqësoreve, Tirana do të zhvillojë një test luksi përballë Fenerbahce, ndeshje e cila do të zhvillohet më 25 qershor.

Sa i përket merkatos, deri më tani, te Tirana ka pasur përforcime, por edhe largime. Në skuadër janë afruar emra si Albano Aleksi, Florent Hasani dhe Ardit Hila. Ndërkohë janë larguar emra si, Hoxhallari, Stafa, Beshiraj, Hoti, Muça dhe Toli.

Në krahun tjetër, skuadra e Dritan Mehmetit gjithashtu vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së Conference League. Në miqësoren e parë të zhvilluar, Partizani triumfoi me përmbysje përballë Mura me rezultatin 1-2, ndërsa në testin e dytë, të kuqtë u ndalën në një barazim 1-1 përballë Jardan Dekani. Sa i përket miqësoreve, Partizani do të mbyll fazën përgatitore me një ndeshje përballë Maribor-it më 29 qershor.

Sa i përket merkatos, “demat” kanë qenë shumë aktiv duke afruar në skuadër emra si, Hoti, ish-i i Tiranës, portierin Rexhepi, Telushi, Cvetanovski, Atanaskoski, ndërsa në huazim për ndeshjen në arenën europiane është edhe mbrojtësi i Kukësi, Ndreca. Sa i përket largimeve, nga Partizani janë larguar, Kote, Damcevski dhe Mirosavlejv./ Super Sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA