I ftuar ditën e sotme në “Top Talk” në “Top Channel”, ishte analisti Dritan Hila i cili ka komentuar rreth “Ballkanit të Hapur”, për të cilin tha se është hapur për të favorizuar Serbinë.

Hila tha se Shqipëria nuk ka fare lidhje me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare për nga zhvillimi, por sipas tij BE-ja nuk do kishte asgjë negativenga ne, po të na bënte pjesë të saj.

Dritan Hila: Momentalisht Serbia është vendi që ka më shumë investime të huaja në industrinë konkurruese në Europë, gjë që e bën të fuqishme ekonomikisht se politikisht ka qenë gjithmonë.

Ata kanë qenë më të aftë të thithin invenstime dhe industritë moderne. Serbia do të jetë shumë e favorizuar nga Ballkani i Hapur. Ne si vend kemi bilance negative në këtë vend. Kur duam të marrim energji, grurë e marrim nëpërmjet firmave serbe. Bota e pranoi që i forti është Vuçiçi pavarësisht se ç’ka bërë,

Kjo është një politikë që qoftë si proces Berlini qoftë si Ballkan i Hapur, do të favorizojë shumë Serbinë. Është shumë para nesh Serbia, kjo është politika. Do vijnë ca serbë më shumë për të bërë pushime ktu, dhe ne do marrim ndonjë lek por do të konsumojnë produkte serbe.

A jemi ne për në BE apo jo?

Në qoftë se Bashkimi Europian nënkupton Gjermaninë Francën Portugalinë Austrinë, s’kemi fare lidhje. S’kishin pse të mos na fusnin se nuk do prishnim punë, 2 milionë jemi ne hidraulikë do ishim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA