Pushime në vilën e ëndrrave, Messit e Fabregasit “s’u dhemb xhepi”

22/06/2022 13:39

Lionel Messi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet verore (para se të nisë përgatitjet për sezonin e ri) në shoqërinë e mikut të tij, Cesc Fabregas, kuptohet bashkë me familjet respektive. Deri këtu asgjë e çuditshme, por nëse mëson çmimin që ata kanë paguar për një javë për të pushuar në një vilë luksoze në Ibiza, bëhesh me dhimbje kokë: plot 300 mijë dollarë në javë.

Të dy janë miq të ngushtë, brenda dhe jashtë fushës, dhe kanë përfituar nga pushimet verore për të shijuar ishullin e Ibizas pikërisht në zonën e Cala Xarraca. Për këtë rast, të dy zgjodhën “Villa de Sa Ferradura”, një rezidencë luksoze me pamje nga deti, duke përfshirë, ndër të tjera, një palestër dhe një pishinë mbi 20 metra.

Të dy do të shpenzojnë nga 300 mijë euro për një javë. Shumë shtrenjtë? Jo, për një lojtar si Messi, është si të shpenzojë një njeri i zakonshëm për një kruajtëse dhëmbësh.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel