Odise Roshi prezantohet te skuadra e re, mbetet në Turqi

22/06/2022 16:35

Odise Roshi ndryshuan skuadër, por jo kampionat. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor.

Roshi kishte mbërritur një ditë më parë në Sakarya, ku iu nënshtrua testeve mjekësore, ndërsa paraditen e kësaj të mërkure e hodhi edhe firmën mbi kontratë. Futbollisti kuqezi do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon në ekipin e ri. Sezonin e kaluar Roshi ishte pjesë e Bolusporit.

Ai u aktivizua në 28 ndeshje të kampionatit, duke shënuar edhe një gol, atë në fitoren 1-2 në fushën e Ankaraguçusë./ Super Sport

Top Channel