Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Giacomo Vrioni do të largohet edhe një herë nga Juventusi dhe këtë herë me siguri do të jetë përfundimtare.
Pasi fitoi trofeun e golashënuesit më të mirë në Austri me fanellën e WSG Tirol (19 gola), 23-vjeçari shqiptar u rikthye në Torino pasi përfundoi huazimi.
Drejtuesit e Juventusit po punojnë për shitjen e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediet italiane, për sulmuesin ka oferta nga Holanda, Belgjika (Charleroi), Franca apo edhe Turqia.
Nga shitja e tij, Juve mund të mbledhë maksimumi 10 milionë euro, gjë që do të ishte shumë e dobishme, duke qenë se “Zonja e Vjetër” dëshiron të bëjë disa afrime këtë merkato.
Ndërkohë edhe në Itali ka klube të interesuara për shqiptarin, si Sampdoria që ka nisur edhe kontaktet e para me Juven, megjithatë duke parë se kërkesat për Vrionin sa vijnë e shtohen, “bardhezinjtë” pritet të vendosin me shumë qetësi për këtë lëvizje, që të marrin shumën e dëshiruar.
Top Channel