Në takimin e radhës së avokateve të Korçës ku ishte i pranishëm edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, u mor vendimi qe veç bojkotit të seancave penale, civile dhe administrative, të përshkallëzohet reagimi duke bojkotuar edhe masat e sigurisë.
Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, tha se në këto dy data nuk do të paraqitet në seancat për masat e sigurisë asnjë prej avokatëve të listës së gatishmërisë. Ne, tha Lena, kemi njoftuar autoritetet përkatëse për këtë vendim dhe jemi të përballemi edhe me pasojat.
Maks Haxhia pohoi se qëndrimi i Dhomave të Avokatisë është në unitet dhe nuk është e vërtetë që ka përçarje.
“Ne jemi në mbështetje të qëndrimeve të avokatëve të cilët kanë reaguar duke bojkotuar seancat. Por ju bëj thirrje edhe ekspertëve të fushave të ndryshme, psikologëve, pushtetit vendor, deputetëve si dhe qytetarëve që t’i bashkohen reagimit tonë, sepse harta gjyqësore i prek të gjithë”.
Top Channel