Jorgji “nuk i ndahet” Krymit dhe Feijaos as në Europë, vendos drejtësi në ndeshjen debutuese me Shakhtyor Soligorks

21/06/2022 10:42

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Champions League Shakhtyor Soligorks-Maribor, takim ku pritet të bëjnë debutimin me skuadrën e re Ardit Krymin dhe Vitor Fejiao.

Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe ish-sulmuesi i Kukësit u bashkuan gjatë kësaj merkatoje me ekipin e Shakhtyor Soligorks, ndërsa tashmë pritet të bëjnë edhe debutimin me ekipin e ri, në një ndeshje e cila do të ketë arbitra shqiptar.

Përveç Jorgji, vihet re edhe prezenca e Emanuela Rustës, e cila do e ketë këtë takim debutimin në Europë. Grupi i arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen që zhvillohet në fushë asnjëanse, në Bjellorusi, plotësohet nga dy shqiptarë të tjerë Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj.

Top Channel