Bastisen zyrat e Napolit, De Laurentiis në telashe, akuzohet për mashtrim

21/06/2022 22:51

Aurelio de Laurentiis, bashkëshortja e tij Jacqueline Baudit, djali Edoardo dhe vajza Valentina po hetohen për deklarim të rremë të bilancit në kuadër të transferimit të Victor Osimhen te Napoli.

Guardia di Finanza, me urdhër të Prokurorisë Publike të Napolit, kreu një sërë kontrollesh në zyrat e klubit në Castel Volturno dhe Romë për të verifikuar dokumentet me idenë se do të gjejnë prova për deklarime të rreme të bilancit në mënyrë që të bëhej e mundur blerje e lojtarit nga Lille.

Objektivi i kontrolleve, sqaron Prokuroria, është marrja e dokumentacionit dhe elementeve të tjera të dobishme që do të shërbenin për të vërtetuar paligjshmërinë në shitblerjen e të drejtave të shfaqjeve sportive të disa lojtarëve të ndodhura në verën e vitit 2020.

Gjithashtu po verifikohen edhe marrëveshjet e arritura Kanezin, si dhe të rinjtë Manzi, Palmieri dhe Liguori./ Super Sport

Top Channel