Pas Botërorit Neymar do largohet nga kombëtarja, e konfirmon “pasuesi” i tij

20/06/2022 12:36

Neymar do të lërë Brazilin pas Botërorit të Katar. Deklarata sensacionale vjen nga një bashkëatdhetar i tij, çka e bën më të besueshme hipotezën se ylli i PSG po mendon ta mbyllë me kombëtaren pas Kupës së Botës që do të zhvillohet mes nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.

Në Kupën e Botës që për herë të parë në histori do të zhvillohet në dimër, Neymar do të kërkojë të arrijë një ikonë botërore si Pele, të cilin e ndjek me vetëm 3 gola më pak në klasifikimin e golashënuesve me fanellën e Brazilit.

Që në tetorin e kaluar ish futbollisti i Barcelonës kishte lënë të kuptohej dëshirën e tij për ta mbyllur me kombëtaren pas Kupës së Botës në 2022.

Top Channel