“Ndërtesa më e bukur në botë”/ Sekreti që fshihet pas Muzeut të së Ardhmes në Dubai

20/06/2022 17:45

Muzeu i së Ardhmes në Dubai kur u hap përfundimisht në shkurt të vitit 2022 ishte një nga ndërtesat e preferuara të qytetit.

Për gjashtë vjet, banorët dhe vizitorët kishin parë me kureshtje çdo hap të punimeve të kësaj ndërtese mahnitëse që ndodhet në autostradën kryesore të Dubait.

Skeleti gjeometrik me të vërtetë filloi të merrte formë kur u shtuan pllakat metalike të mbuluara me kaligrafi.

Pasi muzeu ishte në ndërtim e sipër askush nuk e kishte kuptuar vërtetë se çfarë rezultati do të jepte në fund i gjithë investimi.

Pas hapjes, sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum e shpalli torusin 77 metra prej çeliku të pandryshkshëm, “ndërtesën më të bukur në botë”.

Dubai është një ndër vendet të cilat vitet e fundit po mahnit me arkitekturën e veçantë të ndërtesave.

Partneri i këtij projekti, Shaun Killa shpjegon simbolikat të cilat lidhen me jetën, duke nisur që nga tuma e gjelbër që përfaqëson Tokën, mbi të cilën është vendosur Muzeu i së Ardhmes dhe ndërtesa kryesore që simbolizon njerëzimin. Zbrazëtia në qendër përfaqëson atë që ne nuk e dimë ende për të ardhmen, me fjalë të tjera, e panjohura.

Kjo është një ndërtesë tipike misterioze, prandaj ka marrë emrin Muzeu i së Ardhmes.

“Njerëzit që kërkojnë të panjohurën janë njerëzit që shpikin dhe zbulojnë gjëra. Këta njerëz vazhdimisht do të rimbushin muzeun me kalimin e kohës, kështu që ka një vazhdimësi të përhershme për shkak të të panjohurës. Kjo është arsyeja pse boshllëku është atje, ju keni kuptimin tonë për të ardhmen dhe më pas keni diçka që nuk është atje”, tha Killa.

Sipas CNN, nuk ka qenë e thjeshtë ndërtimi i Muzeut të së Ardhmes, pasi janë dashur katër muaj e gjysmë për të kuptuar se si të mbanin formën e ndërtesës, arkitekturën dhe gjetjen e materialeve cilësore.

 

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA