Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është shprehur ditën e sotme për mediat se Komisioni Hetimor për Investimet Stategjike nuk do të ngrihet pasi mungojnë faktet që justifikojnë ngritjen e një kërkese të tillë.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë fakt dhe indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e një komisioni parlamentar
Balla: Në shumicë konstatoi se kërkesa e 35 deputetëve ka probleme me qasjen kushtetuese, nuk ka një mbështetje në vendimarje në gjykatën kushtetuese. Nuk kërkohet hetimi i një çështjeje të veçante dhe mungojnë faktet që justifikojnë ngritjen e një kërkese të tillë. Mendoj që opozita ka plot instrumenta të tjerë për të adresuar shqetësimet e veta. Nuk ka asnjë fakt dhe indicie që kuvendi të investohet për ngritjen e një komisioni parlamentar. Të kërkosh të hetosh të gjitha kontratat nuk është një objekt i komisionit hetimor.
Top Channel